Maskat prej tekstili mbrojnë njësoj si kirurgjikalet, por duhet të lahen çdo ditë

23

A funksionojnë maskat prej pëlhure për të zvogëluar gjasat e transmetimit të viruseve të tilla si SARS-CoV-2?

Po, por vetëm nëse lahen çdo ditë, sipas studimeve të universiteti australian ”UNSW Sydney”.

Sipas studimit, maskat prej tekstili duhet të lahen çdo ditë në temperatura të larta për të qenë mbrojtëse ndaj infeksionit.

“Të dy maskat, mjekësore dhe kirurgjikale duhet të konsiderohen të kontaminuara pas përdorimit. Ndryshe nga maskat kirurgjikale, të cilat hidhen pas përdorimit, maskat prej tekstili ripërdoren”, thekson Raina MacIntyre, autore e studimit.

”Duke pasur parasysh implikimet e mundshme për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe në përgjithësi për ata që përdorin maska ​​pëlhure gjatë pandemisë ne kemi thelluar të dhëna prej vitit 2011 për faktin se si operatorët e personelit sanitar i lanin çdo ditë”, shtoi ajo.

Doli se, nëse maskat prej tekstili laheshin në temperatura të larta, ato ishin po aq efektive sa një maskë kirurgjikale.

Studimi u krye edhe me patogjenë të zakonshëm të frymëmarrjes si gripi dhe viruset sezonale.

“Edhe nëse nuk ka gjasa që ata që mbajnë një maskë pëlhure të vijnë në kontakt me të njëjtën sasi patogjenësh si një punonjës i kujdesit shëndetësor në një pavijon me rrezik të lartë, ne rekomandojmë të lani maskat çdo ditë”, thekson studimi.