Matura Shtetërore 2023, Publikohen notat e provimeve me zgjedhje: 153 maturantë morën 10

5

Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi notat e provimeve të lëndëve me zgjedhje. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në adresën elektronike “Portastudentor.al”.

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nënvizohet se kalueshmëria ishte në nivelin 97.28 %.

“Provimin me zgjedhje e kanë kryer në total 27 389 maturantë. 746 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 153 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 97.28 % ndërsa nota mesatare është 7.30”, njofton Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit po ashtu bën të ditur se brenda disa orësh do të publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika të mëtejshme për secilën lëndë me zgjedhje.

/ata.gov.al