Mbërrijnë edhe 50 000 vaksina të tjera Coronavac në Shqipëri

21

Sot mbërriten në Aeroportin e Rinasit 50 000 doza të tjera të vaksinës Coronavac, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave antikovid të mbërritura deri tani.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë kryer 871 421 vaksinime antikovid në vend.

Me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave gjatë ditëve në vijim, do të ulet fashat e vaksinimit masiv në 50 vjeç.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.