Mbërrijnë në Shqipëri rreth 13 mijë doza të vaksinës Pfizer

16

Mbrëmë kanë mbërritur edhe 12,870 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri, duke e çuar në mbi 773 MIJË sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në vendin tonë.

Prej afro një muaji në vend po regjistrohen shifra të ulëta infektimesh dhe shtrimesh në spital.

Ekspertët thonë se tashmë personat që kanë nevojë për hospitalizim po qëndrojnë më pak se dy javë në spitalet Covid për shkak të rënies së agresivitetit të virusit.

Po ashtu imunizimi natyror dhe vaksinimi kanë ndikuar në përmirësimin e situatës së pandemisë.