“Forbes” fut në listën e “më të suksshmëve” shqiptarin Premtim Gjonbalaj

17

Revista prestigjioze “Forbes” ka renditur shqiptaro-amerikanin Premtim Gjonbalaj në listën e saj “30 Under 30” për vitin 2021. Bëhet fjalë për 30 të rinj që kanë arritur suksesin në fushën e biznesit dhe industrisë ende pa mbushur 30 vjeç.

Suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë sipas revistës “Forbes”.

Premtimi është djalë i shqiptarëve nga Mali i Zi, të cilet u vendosën në New York në fillim të viteve 1990. Revista “Forbes” shkruan se ai u rrit në kuzhina restorantesh, ku punonte pa u lodhur te babai i tij përpara se të hapte restorantin e tij, ku Premtimi punonte si pjatalarës, si shërbyes, si shpërndarës ushqimi, e më në fund, si menaxher.