Mbi 3,2 milionë turistë në zonat e mbrojtura

13

Më shumë se 3,2 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura natyrore gjatë periudhës janar-gusht 2023.

Në Ditën Botërore të Turizmit, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli në vëmendje shifrat e turistëve të natyrës, një kategori që sipas saj ka sjellë zgjatjen e sezonit turistik përtej muajve të verës.

“Në Ditën Botërore të Turizmit një dedikim për zonat e mbrojtura, xhevahiret natyrore, që këtë vit nga janari në gusht janë frekuentuar prej më shumë se 3,2 milionë vizitorësh të cilët kanë shijuar Shqipërinë e parqeve natyrore e kombëtare, majave dhe luginave, duke e zgjatur sezonin turistik përtej muajve të verës përmes ekoturizmit”, u shpreh ajo.

Parqet kombëtare në Shqipëri janë kthyer në të preferuarat e turistëve vendas dhe të huaj duke nxitur turizmin gjithëvjetor. Përveç bukurive bregdetare, Shqipëria ofron edhe një peizazh dhe klimë mjaft të mirë që i krijon vizitorëve komoditetin e eksplorimit të vendeve të ndryshme.

/ata.gov.al