Mbi 70% e të prekurve nga COVID-19 janë shëruar, dalin nga harta e të prekurve edhe dy bashki

120

70% e të prekurve nga COVID-19 janë shëruar.

Nga masat e marra është tkurrur harta e qyteteve të prekura nga koronavirusi. Lushnja dhe Mati kanë dalë nga lista e bashkive me raste pozitive me COVID-19.

Instituti ii Shëndetit Publik bëri të ditur të martën se edhe gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua një rritje e numrit të pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19.

Fico tha se “që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 570 ose 70% e tyre janë shëruar.