MBZHR dhe GIZ mbështetje fermerëve të aplikojnë kontrollin biologjik në serrat bujqësore

10

Kontrolli biologjik është një praktikë inovatore, e besueshme dhe e ardhmja e prodhimeve bujqësore në serra.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe GIZ së bashku me partnerët privat dhe publik synojnë të mbështesin nga afër fermerët që do të aplikojnë kontrollin biologjik në prodhimin bujqësor në serra.

Përmes trajnimeve të ndryshme dhe ekspertizës teknike mbështetja e autoriteteve me ekspertët e fushës do ti vijë në ndihmë fermerëve duke lehtësuar bashkëpunimin me të gjithë aktorët përkatës në realizimin e këtij pocesi.

“Synimi jonë është që kjo praktikë të përhapet gjerësisht tek fermerët shqiptarë duke revolucionarizuar bujqësinë vendase”, shprehen ekspertët e GIZ.

Kontrolli biologjik kontribon në rritjen ekonomike për fermerët nëpërmjet rritjes së cilësisë së prodhimit dhe rrjedhimisht eksporteve.

Sot përdorimi i pesticideve dhe pesticideve me origjinë kimike është një praktikë e zakonshme në menaxhimin e dëmtuesve agronomikë. Në fakt, është një nga praktikat që rritin më shumë kostot e prodhimit.

Në të vërtetë, përdorimi i vazhdueshëm i produkteve kimike sjell si pasojë mosbalancimin ekologjik dhe ndotjen e mjedisit. Përveç kësaj, zvogëlon praninë e organizmave të dobishëm dhe armiqve natyrorë, duke forcuar rezistencën e dëmtuesve ndaj pesticideve.

Nga ana tjetër, përdorimi i produkteve kimike shkakton akumulimin e mbetjeve toksike në ushqim, prandaj kërkohet një alternativë natyrore e kontrollit për të kufizuar përdorimin e agrokimikateve në terren.

Në këtë këndvështrim, kontrolli biologjik i dëmtuesve shfaqet si një alternativë ndaj kontrollit kimik. Po kështu, është një praktikë miqësore me mjedisin, e cila ofron ushqim të shëndetshëm dhe eliminon aplikimin e pesticideve kimike. Kontolli biologjik është garanci për një prodhim më cilësor dhe të kërkura nga tregjet.

/ata.gov.al