Me 21 qershor lindi Jean-Paul Sartre

250
新华社照片,北京,2015年10月1日 国庆面孔(1950-1960) 在手机摄影普及的今天,人们在旅游、聚会和休闲时间留影再平常不过。然而在相机宝贵、胶片稀有的上世纪50年代,在过节时留下一张照片还是人民大众的奢侈品,每一张照片、每一个表情都汇成了历史的印记。通过新华社留下的珍贵历史照片,我们得以一窥共和国成立初期人们欢度国庆的场面,看看那个还没有“朋友圈摄影展”的年代里,留在历史时空中的面孔。 1955年10月1日,北京市民热烈庆祝中华人民共和国成立6周年。这是在天安门观礼台上的法国著名作家让·保罗·萨特(右)和西蒙·德·波伏娃。 新华社记者刘东鳌摄

Me 21 qershor lindi Jean-Paul Sartre, i cili  ishte filozof francez ekzistencialist, dramaturg, novelist, skenarist, aktivist politik, biograf, dhe kritik letrar. Ai ishte ndër figurat më të rëndësishme të Filozofisë franceze të shekullit XX. Jean-Paul Sartre u lind dhe u rrit në Paris. Si adoleshent në vitet 1920, Sartri u interesua për filozofi pasi lexoi ‘’Essay on the Immediate Data of Consciousness’’ nga Henri Bergson.Ai studio dhe doktoroi në filozofi në Paris në elitën École Normale Supérieure, një institucion i edukimit të lartë ku ishin edukuar disa mendimtarë dhe intelektualë të rëndësishëm francezë.

Më 1939 Sartri ishte në ushtrinë franceze, ku shërbente si meteorolog. Kur lufta përfundoi Sartri themeloi ’’Les Temps Modernes’’ (Kohët Moderne), një analizë mujore letrare dhe politike, dhe filloi të shkruajë vazhdimisht si dhe të vazhdoi  aktivizmin e tij politik. Ai përdori përvojat e tija nga lufta për novelat e tij të famshme, ‘’Les Chemins de la Liberté’’ (Rrugët e Lirisë).

Ai ishte Laureati i parë që refuzoi Çmimin Nobel, dhe më parë kishte refuzuar çmimin Légion d’honneur, më 1945. Çmimi u shpall më 1964 22 Tetor; më 14 Tetor, Sartri i kishte shkruar një letër Institutit Nobel, duke kërkuar që të hiqej nga lista e të nominuarve, dhe duke shtuar se nuk do ta pranonte çmimin edhe po ta fitonte, por kjo letër nuk u lexua, më 23 Tetor, Le Figaro publikoi një deklaratë nga Sartri ku shpjegohej refuzimi i tij.

Megjithëse emri i tij u bë i famshëm ,si “ekzistencializmi” gjatë viteve 1960, Sartri mbeti njeri i thjeshtë me pasuri të vogël, i përkushtuar aktivisht në çështje globale deri në fundin e jetës së tij, siç ishin grevat revolucionare studentore në Paris gjatë verës së vitit 1968, gjatë të cilave ai u arrestua për mosbindje civile. Presidenti Charles de Gaulle ndërhyri dhe e liroi atë.

Ai vdiq më 15 Prill 1980 në Paris nga një sëmundje në mushkëri.

image3

新华社照片,北京,2015年10月1日     国庆面孔(1950-1960)     在手机摄影普及的今天,人们在旅游、聚会和休闲时间留影再平常不过。然而在相机宝贵、胶片稀有的上世纪50年代,在过节时留下一张照片还是人民大众的奢侈品,每一张照片、每一个表情都汇成了历史的印记。通过新华社留下的珍贵历史照片,我们得以一窥共和国成立初期人们欢度国庆的场面,看看那个还没有“朋友圈摄影展”的年代里,留在历史时空中的面孔。     1955年10月1日,北京市民热烈庆祝中华人民共和国成立6周年。这是在天安门观礼台上的法国著名作家让·保罗·萨特(右)和西蒙·德·波伏娃。     新华社记者刘东鳌摄