FOTOT/ Erdhi nga Italia, njihuni me Durimin! Historia e emigrantit që prodhon 100 tonë rrush për eksport

416

Kanaparaj në Durrës është fshat i njerëzve të punës, dhe shquhet për prodhim ulliri, perime dhe vreshtari. Kjo ishte një nga arsyet që e ktheu nga Italia edhe Durimin, ku kishte emigruar ne 1994. Aty kish punuar në çdo fushë të mundshme, por veten e gjeti ne vreshtari, ku me ndihmen e “italianëve” mësoi zanatin përsëmbari. Me kursimet e mbledhura me vete, u kthye në Kanaparaj. Ndërtoi 11.000 m2 vreshta dhe mbolli aty 1,200 rrënjë.

Falë mbështetjes së #AZHBR me programin IPARD II u pajis me mekanikë bujqësore dhe agregatë që i kursejnë kohë dhe i japin cilësi. Fryti punës së tij, sot përkthehet në rreth 100 ton prodhim në vit rrush tavoline varietetesh te ndryshme- Italia, black magic, viktoria, rregala- i cili shkon në tregun e shumicës dhe eksport.

Bashkë me gruan punojnë fort e punësojnë të tjerë porse e ardhmja e fermës është zgjerimi, në dorë të dy fëmijve të cilët janë angazhuar gjatë kohës kur nuk janë në shkollë.