Media gjermane, “Elle”: Shqipëria në vend të Balit

4

Udhëtimet në distanca të gjata padyshim që kanë hijeshinë e tyre, ju mund të njiheni me kultura të reja, zbuloni fenomene natyrore dhe të përjetoni përvoja ndryshe nga jeta e përditshme. Megjithatë, kjo kërkon një fazë intensive planifikimi dhe përgatitjeje, dhe ju duhet gjithashtu një buxhet i mjaftueshëm për pushime.

Birgit Dreyer, një eksperte e udhëtimeve në “Ergo Reiseversicherung” ka ndarë sugjerimet e saj për disa nga destinacionet më të shpejta për t’u arritur dhe që mundësojnë një udhëtim më të përballueshëm.

Revista gjermane “Elle” e ka renditur Shqipërinë mes tetë alternativave më të shkëlqyera për pushime të përballueshme.

Shqipëria në vend të Balit

Vendi ballkanik ka dëshmuar se është një destinacion në trend këtë vit.

Në fakt, ai nuk është aspak inferior ndaj ishullit të njohur ndërkombëtarisht në Indonezi, Bali.

Bregdeti shqiptar ofron ujë të pastër kristal me plazhe me rërë të bardhë, një klimë të butë gjatë gjithë vitit.

Flora dhe fauna e bregdetit është ekzotike dhe e larmishme. Ndërsa vendasit ofrojnë një mikpritje të ngrohtë.

Nga kryeqyteti gjerman, Berlini mund të arrini në destinacionin e pushimeve në Evropën Juglindore për rreth katër orë e gjysmë.

Krahasuar me udhetimin në Bali, i cili zgjat rreth 17 orë, Shqipëria është destinacioni ideal për t’u arritur shpejt dhe me tarifa të përballueshme.

Raporti çmim-performancë është gjithashtu i më drejtë në kryeqytetin e Tiranës.

Pushuesit (për dy persona) paguajnë rreth 15 deri në 30 euro për një darkë të bollshme lokale duke përfshirë pijet, dhe akomodimi gjatë natës ështe lehtësisht i mundshëm edhe me një buxhet të vogël.

/ata.gov.al