Mediat e huaja shkruajnë për festimet në Tiranë, e rendisin mes kryeqyteteve Europiane

124

Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiell dhe me një koncert madhështor në sheshin  “Skënderbej”

Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare të cilat i kanë bërë jehonë Tiranës shqiptar duke e renditur atë mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve. Edhe një nga mediat më të njohura austriake, e cila është e njohur në të gjithë europën, ORF.AT, ka  publikuar si foto kryesore Kullën e Sahatit të Tiranës të mbuluar nga fishekzjarret e hedhura nga Bashkia e Tiranës që ndriçonin qiellin.

Gjithashtu ajo ka dalë si foto e javës edhe te faqja e njohur në gjithë botën, MSN.COM.

Foto është marrë nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) realizuar nga fotografi Gent Shkullaku.