Mënyra sesi visheni ndikon në promovimin tuaj në punë ose në krejt të kundërtën

28

Mënyra se si visheni në punë mund të jetë një indikator ose një arsye për t’u promovuar në detyrë ose mund të bëj krejtësisht të kundërtën. Sipas një sondazhi të realizuar së fundmi 86% e punëtorëve dhe 80% e menaxherëve besojnë se “zgjedhjet e veshjeve ndikojnë në shanset e një personi për t’u ngritur ose jo në hierarkinë e punës”.

Kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të veshin këmishë të bardha dhe kostume të errëta, pasi çdo biznes ka normat dhe stilet e tija. Por duke pasur parasysh pikërisht këto diferenca, nëse doni të optimizoni shanset tuaja për të përparuar në karrierën tuaj, jini të vetëdijshëm për këto norma dhe stile. Të veshurit mirë ndoshta nuk ju çon medoemos në një ngritje në detyrë por të jeni të bindur se të veshurit keq do të funksionojë kundër jush.

Le të shohim disa gjetje të tjera nga ky studim i fundit:

Sasia e kohës së shpenzuar: “Profesionistët kalojnë mesatarisht 11 minuta në ditë duke zgjedhur veshjen e tyre të zyrës”. Është interesante se si të dhënat treguan se burrat kalojnë më shumë kohë në këtë lloj aktiviteti sesa gratë, 12 minuta në ditë kundrejt 9 minutash.

Tendencat e pëlhurave: Sondazhi tregoi se, në krahasim me pesë vjet më parë, xhinset, këpucët sportive dhe streçet (leggings) tani janë “më të pranueshme” për t’u veshur në punë. Gjithashtu formula kostum-kravatë është më pak prezentë sot se sa ka qenë 26 vjet më parë.

Biseda me ‘të sinqerta’ mbi veshjen: Si ndjehen menaxherët për të pasur biseda të sinqerta për veshjen? 44% e tyre kanë zgjedhur të flasin hapur me një punonjës në lidhje me “veshjen e papërshtatshme” dhe 32% e tyre kanë vendosur ti dërgojnë punonjësit në shtëpi bazuar pikërisht në ato që kishin veshur. Nga ky grup menaxherësh që kishin zgjedhur ti ndërmerrnin këto lloj bisedash, gjysma ishin ndjerë të kënaqur, 35% ndjeheshin jo mirë në lidhje me këtë dhe 15% nuk ​​donin ta bënin fare këtë bisedë. (Forbes)