Mësimi online, 5 mijë tableta e telefona do shpërndahen për fëmijët e familjeve në nevojë

173

5 mijë fëmijë në nevojë do të pajisen me tableta për të akesuar në platformat e edukimit online.

5,000 aparate smart  si telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card dhe internet, do të dhurohen nga Fondacioni “Vodafone Albania” për t’u shpërndarë tek fëmijët, me qëllim që të mund të ndjekin mësimin online ofruar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë , si edhe për të pasur mundësinë e aksesit falas në platformat e edukimit online të ofruara nga Vodafone Albania.

5,000 pajisjet smart do të shpërndahen ditët në vijim nga MASR për fëmijët e identifikuar të familjeve në nevojë në zona të ndryshme të Shqipërisë me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve mësimore të zhvilluara në kushtet e shtëpisë.