Lajm i mirë! 5 infermierë të shëruar, 47 personel shëndetësor kanë fituar betejën me COVID-19

16

Një tjetër lajm i mirë.

Edhe 5 infermierë në Kukës dhe Fier janë shëruar nga COVID-19, mes 29 të shëruarve të 24 orëve të fundit.

Gjithsej janë 47 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 385 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

Numri i të shëruarve vijon të jetë më i lartë se i të prekurve aktual, një tendencë që vijon pa luhatje prej më shumë se 10 ditësh