Mira Murati, ka studiuar inxhinieri në Universitetin e Inxhinierisë Thayer në Dartmouth.
35-vjeçarja shqiptaro-amerikane nga San Fancisko, ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajore.
Ajo ka mbikqyrur skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion. Aktualisht, Mira është drejtuese e teknologjisë dhe operacioneve të OpenAI, kompania që ka krijuar modelin revolucionar ChatGPT dhe Dall-E.
ChatGPT është një teknologji relovucionare që u lejon kompjuterëve të kuptojnë dhe t’i përgjigjen gjuhës së folur.
Ky model gjuhe kompjuterike është në gjendje të krijojë biseda “njerëzore” me një robot, t’u përgjigjet pyetjeve, të ndihmojë në shkrimin e një teksti, email-i apo edhe të kodojë.