Miratohet paga prej 40 mijë lekë për mbi 87 mijë individë, deri tani janë janë paguar 3.1 miliardë lekë

55

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se mbi 87 360 individëve u është aprovuar e drejta e përfitimit të pagës financiare, prej 40 mijë lekësh, të cilët u prekën në punën e tyre për shkak të masave shtrënguese të qeverisë për të ndaluar përhapjen e infeksionit COVID-19.

Sipas DPT-së, deri tani kanë aplikuar për pagën financiare në paketën e zgjeruar të ndihmës financiare mbi 100 210 punonjës. Deri tani janë paguar 3.1 miliardë lekë, ndërsa janë në proces 9 278 kërkesa.

Kërkesa të ndara sipas kategorive janë 9 635 të vetëpunësuar të vetëm, 11 651 të vetëpunësuar me punëmarrës, 1 122 të vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes, 666 të vetëpunësuar pa punëmarrës me punonjës të papaguar të familjes dhe 9 659 janë punëdhënës.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, bëri të ditur një ditë më parë se janë 176 mijë individë që parashikohet të përfitojnë bonusin prej 40 mijë lekësh dhe se aplikimi do të jetë i hapur deri në mesin e muajit maj për tu dhënë mundësi të gjithëve të marrin pagesën që ju takon.