Miratohet vendimi/ Biznesi i vogël me të ardhura deri në 14 milionë lekë me zero taksa

18

Këshilli i Ministrave miratoi sot ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” sipas të cilave bizneset me të ardhura deri në 14 milionë lekë do të paguajnë zero tatimfitim.

Për bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë tatimfitimi do të jetë 15%.
Po ashtu qeveria parashikon edhe rritjen e pragut të TVSH për personat juridikë dhe ortakëritë në 10 milionë lekë.

Deri më tani bizneset që kanë qenë subjekte të TVSH-së ishin ata që kalonin xhiron vjetore deri në 2 milionë lekë, ndërsa tashmë ky prag rritet deri në 10 milionë qarkullim vjetor.
Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat vijnë si përgjigje ndaj situatës së krijuar prej COVID-19.

Këto ndryshime do të lehtësojnë biznesin e vogël i cili përbën edhe 85% të bizneseve në vend.

Krahas lehtësive fiskale, qeveria më herët aprovoi edhe dy paketa financiare në ndihmë të punonjësve të prekur, dyfishoi pagesën e papunësisë dhe ndihmës ekonomike, si dhe lëshoi dy garanci financiare për të ndihmuar biznesin me likuiditet për paga dhe investime