Mjalti shqiptar kthehet në markë ndërkombëtare, ja qarku ku prodhohet më shumë

115

Bletaria është shndërruar tashmë në një biznes fitimprurës dhe me shumë interes jo vetëm për fermerët por edhe ata që duan të merren me biznes në sektorin rural.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se prodhimi i mjaltit në vitin 2019 arriti në 4 mijë e 116 tonë me një rritje 4,5% në raport me vitin e kaluar, ndërsa numri i koshereve u rrit vetëm me 0,9%.

Prodhimi mesatar për koshere i mjaltit në vitin 2019 shënoi 14,4 kilogramë nga 12,6 kilogramë që ishte në 2018. Ndërsa rendimenti i prodhimit u rrit për koshere me 14%.

Sipas të dhënave zyrtare, një e katërta e sasisë së mjaltit prodhohet në Qarkun e Vlorës, më pas për sasitë e larta të prodhimit vijnë qarqet e Korçës, Shkodrës, Elbasanit.

Në shkallë vendi, prodhimi i mjaltit gjatë periudhës 2008-2019 është rritur me 56%.