Nis asfaltimi në bypass-in e Vlorës, vepra madhore në shërbim të turizmit

22
  Bypass-i i Vlorës, është një ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në jug të vendit, në të cilin ka nisur dhe asfaltimi i tij .
Aty po vijon puna me ritme dhe intensitet të shtuar, për të përmbushur përmbylljen e punime brenda afateve të premtuara.

Ndërkohë që përgjatë gjithë gjatësisë së këtij aksi rrugor janë ndërtuar 15 kryqëzime dhe 5 ura kryesore. Bypass-i i Vlorës po ndërtohet me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.

Rruga lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale  bregdetare  Vlorë-Sarandë, duke ndikuar në lehtësimin e fermerëve, për ndaljen më shpejt në tregje, të prodhimit bujqësor dhe nxitjen e agroturizmit.
Vepra është financim i BERZH, BEI dhe BE-së.
Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që  do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës. Ajo nis nga Rrethrrotullimi, në fund te autostradës Levan-Vlore.
Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge është parashikuar vendpushimi për automjetet.
Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona do të kthehet në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit europian.