Mjekët e QSUT-së kryejnë me sukses ndërhyrjen e rrallë

1

Mjekët e shërbimit të kirurgjisë digjestive në QSUT kanë kryer me sukses një tjetër ndërhyrje të rrallë për heqjen e një mase tumorale te një 35 vjeçare.

Pas një kalvari të gjatë vuajtjesh, një vajzë e re 35-vjeçare ka dalë me sukses nga një ndërhyrje e rrallë, falë koordinimit të shkëlqyer të ekipeve mjekësore për diagnostikimin, trajtimin dhe operacionin e shkallës së lartë të vështirësisë.

Pasi u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë, 35- vjeçarja u përgatit në pavijonin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas, ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.

Përgëzohet puna e shkëlqyer e mjekëve prof. Arben Gjata, prof. Krenar Lila, prof. Mihal Tase, prof. Margarita Gjata, dr. Dritan Reovica, dr. Ardit Kaçani, dr. Pranvera Shkëmbi dhe infermieret: Manada Cani, Mirjana Mema, Aida Hajro, Albana Qefalia.

Ndërsa vetë prof. Arben Gjata dha detaje nga kjo ndërhyrje e vështirë, që vuri në dilemë dhe mjekët nëse duhet ta çonin në kryerjen e ndërhyrjes jashtë vendit apo në spitalin e QSUT-së.

“Eshtë një nga rastet e vështira ku kanë ndërhyrë shumë faktorë të mjekësisë në QSUT dhe është një nga rastet e suksesit”, tha Gjata.

/ata.gov.al