Mjeku i njohur shqiptar në Zvicër ndan disa këshilla sesi të mbrohemi

221

Mjeku shqiptar në Zvicër, Agron Abrashi ka ndarë disa këshilla për bashkatdhetarët e tij si të mbrohen nga COVID-19.

Doktor Abrashi thotë se “mbrojtja më e mirë është respektimi i normave themelore higjienike, pastrimi sa më i shpeshtë i duarve dhe dezinfektimi, evitimi i të gjitha tubimeve, manifestimeve, vizitave, festimeve, mos përshëndetje me zgjatje dore, evitimi i prekjes së sipërfaqeve të ndryshme, dorëza dyersh, elektro-shtëpiake etj. Ndërsa kollitja dhe teshtitja të bëhen në facoletë letre”.

Me tej, ai shton se “virusi përhapet përmes kontaktit, kollitjes dhe teshtitjes. Simptomat janë: temperatura, kollitja, vështirësi në frymëmarrje, çrregullime tretjeje dhe infeksione syri. Ato mund të jenë të rënda sidomos te pacientët mbi 65 vjeç dhe me sëmundje diabeti, hipertensioni, të organeve të frymëmarrjes dhe te personat me imunitet të ulur’.