Mjeku shqiptar në Greqi dhuron teste për Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë

29

Shumë mjekë shqiptarë gjatë kësaj periudhe kanë treguar humanizmin e tyre përtej profesionit, duke i ardhur në ndihmë vendlindjes në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është edhe Dr. Vasil Llajo, mjek në Athinë për më shumë se 20 vite.

Në kuadër të situatës emergjente të krijuar nga pandemia COVID-19, Vasil Llajo dhuroi për Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) 4 500 (katër mijë e pesëqind) tuba të tipit Falcon, sterile një e nga një, free RNA&DNA, prodhim i kompanisë gjermane Greiner.

Kjo ishte një ndihmë simbolike sipas doktor Vasil Llajos në shenjë mirënjohjeje e respekti ndaj mjekeve dhe personelit tjetër mjekësor që ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës ndaj virusit SARS CoV-2 në Shqipëri.

Doktor Vasil Llajo ka punuar deri në viti 1992 si mjek Anestezist-Reanimator pranë klinikës së Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” Tiranë dhe më pas nga 1993 u zhvendos në Greqi dhe mbrojti Diplomën e Mjekut dhe filloi punë si Anestezist në Spitalin “ KAT” Athinë. Në vitin 1995 rikthehet në Tiranë duke hapur Qendrën e parë private diagnostikuese. Në vitin 2010 doktor Vasil Llajo hapi Laboratorin mjekësor në Prishtinë – Kosovë ndërsa nga vitin 2016 ka hapur në Athinë një qendër diagnostikuese.