Model për të rinjtë/ Njihuni me 23-vjeçaren që punon si veterinere: Duart e mia janë të gërvishtura, jo me thonj të bërë

18

Ana Maria Çibuku nga Berati është 23 vjeç. Ndryshe nga shoqet e saj, duart e saj të ashpra e të gërvishtura tregojnë shumë për profesionin e veterineres që ka zgjedhur dhe që e ushtron me pasion.

Shenjat nga puna në fermat blegtorale nuk janë problem për Ana Marinë, e cila është një nga 36 studentët e Veterinarisë që i është bashkuar ekipit të bujqësisë.

Profesioni i veterinerit ka nisur të rimëkëmbet me politikat e mbështetjes dhe punësimit, pas një periudhe kohore kur të rinjtë nuk e preferonin. Tashmë, lidhja me punën dhe natyrën po rigjen terren pasi të rinjtë po interesohen për profesione të vlefshme të cilat garantojnë punësim dhe kënaqësinë e shërbimit në komunitet.

Ky është edhe rasti i Ana Marisë, e cila nuk ngurron të tregojë se ndihet mirë në përkujdesjen e përditshme në fermat blegtorale në Berat, edhe pse ka ende paragjykime për këtë profesion tepër të kërkuar tashmë, me rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë në vendin tonë.