Projekti/ Mbështetje për 20 adoleshentë me aftësi të kufizuara në Tiranë

24
World Vision Albania nisi sot zbatimin e një tjetër projekti në Tiranë që do të ndryshojë jetën e 𝟐𝟎 adoleshentëve me aftësi të kufizuara, si dhe të familjeve të tyre.
Projekti synon të aftësojë prindërit se si të punojnë me fëmijët e tyre, adoleshentë të moshës 𝟏𝟐-𝟏𝟖 vjeç, për t’i pajisur me aftësi funksionale për një jetesë të pavarur.
Pjesë e eventit ishin përfaqësues nga Bashkia Tiranë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe nga shkollat në zonat ku do të zbatohet projekti, të cilët shprehën mbështetjen e tyre.
Ky projekt financohet nga WorldVisionUSA dhe do të zbatohet në Njësinë 2 dhe 11 në Bashkinë Tiranë./Poal