Mollët e Korçës ‘çajnë’ tregjet europiane, prodhimi këtë vit mbi 80 mijë tonë

82

Mollët e Korçës prej disa vitesh kanë pushtuar edhe tregjet europiane.

Vitet e fundit Korça ka shënuar një kthesë historike në eksportet shqiptare të mollëve. Eksporti i mollëve të zonës juglindore të vendit, e njohur si zona që kultivon masivisht këtë lloj fruti ka nisur në vitin 2011.

Fillimisht, fermerët nisën eksportet në vendet fqinjë, Kosovë, Mali i Zi e Maqedoni. Nga viti 2011 deri në vitin 2013, Shqipëria eksportoi mesatarisht 500 deri në 600 ton mollë në vit.

Ndërsa sot eksporti i mollëve shqiptare po tërhiq vëmendjen e tregjeve të tjera të mëdha të vendeve të Bashkimit Europian, si Bullgari, Greqi, Austri, Gjermani etj. Harta e eksportit të mollëve made in Albania ka shënuar një dimension të ri suksesi.

Në Shqipëri kultivohen mbi 40.195.000 rrënjë mollë, të cilat japin një prodhim mbi 80 mijë  tonë prodhim. Shifër kjo, që paralajmëron rritjen e mëtejshme të eksportit të mollëve shqiptare drejt tregjeve të reja të huaja.