‘Mos u dorëzo kurrë’, video që është parë nga miliona njerëz

118

Asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh!

Ky është mesazhi që jep kjo video e publikuar në rrjet dhe që është bërë virale në internet.

Ajo është filmuar në një mal në Rusi dhe tregon një arushë së bashku me të voglin, që tentojnë të ngjisin majat e një mali.

Por ndërsa arusha e arrin këtë gjë me sukses e kundërta ndodh me të voglin e saj, i cili tenton me të gjitha mënyrat për të arritur majën, por herën e parë është vetëm pak centimetra larg synimit e shkon edhe njëherë në fund.

Ariu nuk heq dorë dhe pasi e provon sërish arrin t’i bashkohet nënës së tij.

Video është publikuar nga ViralHog dhe ka marrë një numër të madh shikimesh, komentesh dhe shpërndarjesh.