Muzeu i “Luftës së Ftohtë” në Gjirokastër, mijëra turistë e vizituan gjatë 2022-shit

1

“Ish vendstrehimi luftarak i Luftës së Ftohtë në Gjirokastër tashmë është kthyer në një prej vendeve më të preferuara për tu vizituar nga turistët vendas dhe të huaj. Historia, objektet që ndodhen përgjatë këtij muzeu ofrojnë kërshëri dhe interes për turistët.

Tuneli i gjithi i ndërtuar prej betoni, shtrihet në një gjatësi prej 1 km, nën muret e Kalasë së Gjirokastrës.

I ndërtuar në vitet 70-të të shekullit të kaluar, vendstrehimi luftarak i përngjan një qyteze nëntokësore me rreth 80 dhoma, të cilat do të përdoreshin në rast të një sulmi eventual gjatë periudhës së komunizmit.

“Tuneli është një atraksion turistik, i cili tërheq mjaft turistë. Tuneli është ndërtuar për njerëzit elitë në kohën e komunizmit dhe është një investim kolosal nga ana e qeverisjes komuniste dhe është një gjë mjaft interesante për të huajt por sigurisht dhe për shqiptarët”, u shpreh Xhulio Rexha, ciceron.

Ndërsa funksionon si Muze i Luftës së Ftohtë historiku dhe mënyra e ndërtimit bëjnë që tuneli prej betoni të jetë një dëshmi nteresante për atë periudhë.

“Turisti tërhiqet më shumë nga gjërat autentike që janë në këtë bunker sepse çdo gjë është origjinale dhe kthehen mbrapa në kohë duke parë pajisjet dhe objekte të komunizmit”, theksoi Rexha.

Gjatë vitit 2022 më shumë se 3500 turistë vituan këtë atraksion. Krahas vlerave arkitektonike reliket e ish-sistemit komunist e bëjnë më tërheqëse guidën turistike të Gjirokastrës.

/euronews.al