Nafta pa taksa për ullishtarinë, AZHBR: Skema Kombëtare financon 10,700 fermerë

10

Fermerët në të gjithë vendin po shtojnë interesin gjithnjë e më shumë për të shfrytëzuar tokat e tyre, për mbjelljen e ullinjve, duke i kthyer në plantacione fitimprurëse, nxitur dhe nga mbështetja që po marrin nga qeveria, për të punuar tokat me naftë pa taksa.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, përmes masës për mbështetje me naftë, vazhdon të mbështesë fermerët në të gjithë vendin, për punime të mekanizuara me naftë pa taksa për kulturën e ullirit.

Deri tani janë financuar 10675 fermerë, për një sipërfaqe të mbjellë me ullinj prej 9621 hektarësh, njofton AZHBR.

Vendi ynë ka një potencial të rëndësishëm në prodhimin e vajit të ullirit.

Eksporti i vajit të ullirit u rrit ndjeshëm vitin e fundit, duke konkurruar bindshëm vendet e rajonit dhe më gjerë.

Përmes skemave subvencionuese, vazhdimisht është financuar rritja e prodhimit të ullirit në vend dhe përmirësimi i standardeve të përpunimit të tij.

/ata.gov.al