“Nata e Bardhë” ndez sonte Tiranën, spektakël në sheshin “Skënderbej”. Ja surprizat

130

‘Nata e Bardhë’, ashtu si çdo vit vjen me surpriza në Tiranë.

Në sheshin Skëndërbej do të mbahet një spektakël nën ritmin e muzikës ku përveç divës së muzikës shqiptare Aurela Gaçe, në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.

Mund të konceptohet si një festë 24-orëshe pasi dhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 Nëntor, në kryeqytet po organizohen një sërë aktivitetesh festive ku në thelb të festimeve është historia e luftës kundër nazifashistëve.