Nata e shqiponjave! Kush është shqiptari që u rendit i treti në Eurovision (VIDEO)

27

Shqipëria ishte një nga 26 shtetet finaliste të festivalit europian “Eurovision 2021”, ku ka performuar e dyta në radhë. Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Karma’, u rendit në vendin e 21-të, me 57 pikë në total. Por pavarësisht se Shqipëria nuk arriti të triumfonte, një shqiptar u rendit mes tre më të mirëve.

Gjon Muharremaj, konkurrenti i Zvicrës në Eurovision, i cili është me origjinë shqiptare, ka zgjedhur një formë mjaft të veçantë për të festuar në momentin e vlerësimit.

Kur juria shqiptare e vlerësoi atë me 12 pikë, Muharremaj festoi duke bërë shqiponjën.

Muharremaj i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears u përfaqësua në këtë kompeticion me këngën me titull ‘ Tout l’Univers’. Ai arriti të sigurojë votat e jurisë, duke u renditur i parë, nga vota e 39 shteteve me 267 pikë, por ishte vota e publikut ajo që përcaktoi fituesin, duke e zbritur atë në vendin e tretë.

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.