Ndarja e mbetjeve urbane në burim, vendosen 600 kosha në Himarë

79

Mbi 600 kosha për ndarjen e mbetjeve urbane që në origjinë janë vendosur në 7 fshatra të Bashkisë së Himarës.

Himara është kështu qyteti i parë në Shqipëri ku implementohet për herë të parë ndarja e mbetjeve në burim, si dhe stabilizimi i mbetjeve mikse urbane.

Këto kosha janë vendosur në kuadër të asistencës së GIZ për modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, si dhe për një sezon turistik të pastër dhe të sigurtë.

Bashkisë së Himarës i janë shtuar: 156 kontejnerë metalikë dhe 112 kontejnerë plastikë 1.1 m3, 180 kontejnerë 240L, 100 kontejnerë 120L, 100 kosha rrugore, 6 kontejnerë rrjete për plastikën dhe kanaçet, 15 kontejnerë për kartonin dhe letrën.