Ndërtohen 78 serra diellore moderne/ Investimet rrisin prodhimin e perimeve të freskëta

20

Me mbështetjen e AZHBR-së, janë ndërtuar 78 serra të reja diellore moderne të teknologjisë së lartë në 12 bashki të vendit, disa prej të cilave janë shndërruar në komplekset më të mëdha të serrave krahasuar me vendet e rajonit. Konkretisht për kultivimin e fidanëve të perimeve, apo edhe prodhimin e perimeve të freskëta, siç janë ato Fier, Lushnjë e Divjakë.

Me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD, fermerët gjithashtu janë mbështetur të investojnë në ndërtimin e serrave diellore të automatizuara, që ka nxitur punësimin, ka ndikuar në rritjen e prodhimit për eksport  dhe rritjen e të ardhurave për familjet rurale.

Mbështetja financiare dhe lehtësitë fiskale po nxisin fermerët drejt investimeve në ngritjen e serrave të reja bujqësore që sigurojnë prodhimin gjithëvjetor që sipas statistikave zyrtare arri në çdo vit rritet me 100 ha sipërfaqet e mbjella me serra në vendin tonë.

Bizneset e serrave për kultivimin masiv të perimeve, vitet e fundit edhe për frutat përbëjnë rreth 40 % të aseteve bujqësore të mbuluara në vendin tonë. Ndërkohë që Shqipëria konkurron fuqishëm me eksportet e produkteve bujqësore në serra, tani me ardhjen e sezonit të verës dhe afrimin e pikut të prodhimit.

Në këto vitet e fundit eksportet bujqësore “Made in Albania” janë dyfishuar, ndërsa të ardhurat nga eksportet kanë prekur shifrën treshifrore gjatë vitit të kaluar.

Mbi 80 % e prodhimit bujqësor në serra eksportohet në tregjet e huaja, kryesisht në vendet e BE-së, ku dhe kërkesa sa vjen e rritet. Ndërsa është rritur në 85 shtete tregu i eksporteve, nga 75 që ishte dy vite më parë.

Përmes Skemës Kombëtare qeveria financon 50 % të kostos për zëvendësimin e plastmasit në serra, zero taksa për inputet bujqësore dhe naftë falas, janë disa nga hallkat e zinxhirit të mbështetjes, krahas financimit me deri 60 % të investimit nga programin IPARD, për ndërtimin e serrave të reja me standarde sipas BE-së.

Sipërfaqja me serra bujqësore nga 1700 hektarë aktualisht synon të zgjerohet në 6000 ha në tre vitet në vijim. Ndërsa për tregun thotë se është i sigurt duke e çuar produktin në pikat e grumbullimit, të cilat e shpërndajnë më tej në tregun vendas apo të huaj.