Ndërtohet rruga mbi “Përroin e Gjerozës” në Qesarakë

88

Deri pak kohë më parë, hapësira në zonën e njohur si Përroi i Gjerozës në Qesarakë, ishte një nga më të degraduarat në kryeqytet. Tashmë, ajo është transformuar tërësisht në një hapësirë model për qytetarët, duke rritur jo vetëm cilësinë e jetës, por edhe vlerën e pronës.

Bashkia e Tiranës ka ndërtuar rrugën e re mbi Përroin e Gjerozës, që kufizohet nga rruga “Muhamed Deliu” dhe ajo e Teleferikut, duke e ndërthurur me zona çlodhëse, lulishte e kënd lojërash.