Ndihma e SHBA në sektorin e bujqësisë, 150 vende të reja pune në agrobiznese

13

Shumë banorë të rajoneve të ndryshme të vendit tonë, po e sigurojnë jetesën me punë në fermat e tyre bujqësore, blegtorale por edhe në atë që po ju  ofrojnë agrobizneset po zgjerohen në qarqe të ndryshme.

Vitet e fundit agrobiznesi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e biznesit për sipërmarrje të reja në sektorin e prodhimit në serra, apo industrinë e agropëpunimit.

Mbështetja financiare e qeverisë dhe projektet e donatorëve të ndryshëm po nxisin investimet e reja në agrobiznes dhe punësimin në krijimin e vendeve të reja.

Një shembull është edhe projekti i USAID, në sektorin e agrobiznesit që po vazhdon të ndihmojë rritjen ekonomike në mbarë Shqipërinë.

Në pjesën juglindore të vendit, ky projekt ka ndihmuar agrobizneset të aksesojnë financime përmes granteve dhe huave.

Si rezultat, në gati 200 agrobiznese janë krijuar 150 vende të reja pune. Vetëm javën e fundit të gushtit, me ndihmën e këtij projekti, 2 biznese nënshkruan marrëveshje financimi nga Bashkimi Europian për ngritjen e pemëtoreve të reja dhe për pajisjen me makineri bujqësore.