Ndryshon tapia e shtëpisë dhe tokës, Kadastra jep njoftimin e rëndësishëm

304

Kadastra shqiptare njofton se Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e certifikatës së së regjistrimit të pronësisë. Në vendim thuhet se kjo është bërë për të paraqitur në mënyrë më të saktë dhe më të plotë të dhënat kadastrale referuar dokumentacionit tekniko-ligjor.

“Të nderuar qytetarë!  Mos u shqetësoni nëse fragment harte kadastrale, kartelë e pasurisë së paluajtshme apo certifikata e regjistrimit të pasurisë do t‘ju vijë ndryshe!  Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, date 7.10.2020 “Per miratimin e modeleve te akteve kadastrale dhe te dhenave ne permbajtje te hartes kadastrale“, kanë ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Bashkëlidhur gjeni këtu edhe Vendimin e KM-së dhe dokumentet që do të vijnë ndryshe në formë, por jo në përmbajtje: http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:782:07.10.2020 Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar dokumentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin 111/2018 dhe ligjin 20/2020 për proceset kalimtare.

Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujtshme për pronarët / personat fizikë dhe/ose persona juridik. Këtu do të gjeni edhe modelin e ri të këtyre dokumenteve që kanë ndryshuar. Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marrë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që aplikojnë por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format. Ju faleminderit!”, thuhet në njoftim.