Në 2019 përgjysmohet koha e marrjes së pasaportave

110

Sipas të dhënave, në vitin 2009 shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë pajisur me pasaportë biometrike. Kjo do të thotë që vitin tjetër këto pasaporta skadojnë, si pasojë e afatit 10-vjeçar që ato kanë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me kompaninë që prodhon pasaportat po punojnë për ta menaxhuar sa më mirë këtë proces.

Synimi ynë është për ta përgjysmuar këtë afat kohor. Sot për sot është 4 deri në 8 javë dhe do bëhet nje-dy javë