Në ndër më të bukurat në Ballkan, miratohet projekti për ndërhyrjen emergjente në Urën e Matit

46

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka miratuar projektin e ndërhyrjes emergjente në Urën e Matit. Projekti teknik i zbatimit për ndërhyrjen emergjente në objektin-monument kulture, Ura e Matit, është rezultat i një pune profesorësh e ekspertësh të nderuar të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Politeknik dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Ura e Matit është inauguruar më 26 maj, të vitit 1927 dhe është projektuar nga inxhinieri zviceran, Erwin Schnitter.

Ura është e ndërtuar me gjashtë harqe, secili nga 54 metra i gjatë. E ndërtuar me çimento dhe hekur në një sistem nga më modernit për ndërtime urash (për atë kohë), edhe sot e kësaj kohe, nuk e ka humbur bukurinë dhe vlerën.

Ura e Matit është një ndër më të bukurat në Ballkan.