Në Portin e Durrësit vijon pa ndërprerje procesi i përpunimit të mallrave

22

Në Portin e Durrësit, po vazhdon pa ndërprerje procesi i përpunimit të mallrave ku vetëm pasditen e djeshme 7 anije tregtare janë akostuar në kalatat portuale.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, janë rreth 20 mijë tonë mallra të ndryshme që do të përpunohen nga këto anije, që i përkasin import/eksportit.

“I gjithë stafi operativ po punon me masa të shtuara të sigurisë, duke respektuar të gjithë protokollin e kushteve të pandemisë së COVID-19”, bën të ditur Ministria