Në rritje prodhimi i naftës, 70 000 tonë në 2024-ën

3

Albpetrol prodhoi 70 mijë tonë naftë në 2024, duke tejkaluar prodhimin e vitit 2023 prej 68,95 mijë tonësh. Aktiviteti u përqendrua në vendburime si Gorisht-Kocul (46,8% e totalit), Kuçovë, Cakran-Mollaj, Patos, Amonicë dhe Karbunarë. Vendburimi Gorisht-Kocul kryesoi me 32,8 mijë tonë, i ndjekur nga Kuçova me 15,9 mijë tonë dhe Cakran-Mollaj me 14 mijë tonë. Rritja ka vijuar që nga viti 2021, pas pandemisë.

Referenca: ata.gov.al