Netflix, sot publikohet dokumentari i Beyonce-s

76

Netflix bëri të ditur pak ditë më parë se sot do të publikohej një dokumentar i quajtur “Homecoming”, pa qartësuar se çfarë apo kë do të trajtonte si personazh.

Mirëpo, menjëherë u kuptua se do të bëhej fjalë për këngëtaren Beyonce, pasi shkrimi grek të sillte ndërmend koleksionin e saj të modës.

Beyonce publikoi pak më parë në profilin e saj në “Instagram” trailerin e dokumentarit, ndërkohë që ka publikuar në të njëjtën kohë projektin me 40 këngë në bashkëpunim me ‘Coachella 2018’.

Tema kryesore e këtij dokumentari është pikërisht rikonceptimi që Beyonce i dha ngjarjes festive ‘Coachella’. Festivali i cili u njoh prej saj edhe si Beychella, mblodhi grupe të ndryshme njerëzish.

Por ky dokumentar nuk do të trajtojë vetëm këtë aspekt, por edhe punën e prapaskenave për detajet e festës, ngjyrat e veshjeve të këngëtares dhe bandës së saj, si dhe lëvizjet sinkronizuese që pushtuan mediat online në mbarë botën.