Efektet shëndetësore nga përdorimi i frutit të maresë

419

Mareja është një shkurre e egër e cila rëndom rritet edhe si dru, deri në 10-12 metra.

Është e përhapur më shumë në zona malore dhe kodrinore, apo bregdet, në lartësi. Ka gjethe të kuqerremtë me bisht të shkurtër.

Me lule të bardha mareja prodhon fruta të kuqe si luleshtrydhe, të ëmbla, që hahen dhe përdoren për gliko.

Në mjekësinë popullore është e njohur me gjethet e saj në gjendje të tharë si dhe rrënjët, por këto të fundit përdoren më rrallë.

Kundër reumatizmit, zmadhimit të mëlçisë dhe veshkave

Merren 100 gr të gjetheve të thara të maresë dhe ziehen, derisa të marrin trajtën e çajit. Më pas, tretësirën e konsumojmë disa herë gjatë ditës, si edhe në ditët në vazhdim, nëse shqetësimet vazhdojnë.