Nga 11 maji edhe 14 bashki “zona të gjelbra”, hapen klinikat dentare, parukeritë, berberët dhe qendrat tregtare

45

Nga dita e hënë, datë 11 maj, shtohen si “zona të gjelbra” bashkitë: Lushnjë, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.

Këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00.

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik, si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

Po kështu, nga data 11 maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë: klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.