Nga frutat tek vrapi, 5 mënyra si të ulim rrezikun e atakut në zemër

110

Pakujdesia jonë është gabimi numër një, që bëjmë lidhur me sëmundjet e zemrës. Ka disa mënyra si të kemi një zemër të shëndetshme dhe kjo lidhet me stilin tonë të jetesës.

1.Mbillni bimë që janë të shëndetshme për zemrën

Disa bimë, si borziloku dhe rigoni, kanë veti që mund të luftojnë semundjet në zemër. Nga ana tjetër, një studim zbuloi se punet e përditshme, si ai i kopshtarisë mund të ulë mundësinë e një ataku në zemër.

2.Shtoni arra gjatë vakteve

Hulumtimet tregojnë se duke shtuar rreth 3 lugë arra në dietën tuaj të përditshme, ndihmoni në uljen e kolesterolit të keq dhe inflamacionit në arteriet tuaja.

3.Bëni vrap

Hulumtimet zbulojnë se të djersish është po aq efektive sa edhe të pini ilaçe për parandalimin e atakëve të përsëritur të zemrës.

4.Pini ujë me boronicë

Temperaturat e larta mund t’ju dehidratojnë dhe kur niveli i lëngjeve ulet, zemra juaj tensionohet sepse duhet të punojë më shumë për të realizuar pompimin e gjakut. Boronicat dhe luleshtrydhet përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

5.Zgjidheni me kujdes drekën tuaj

Një sanduiç i vetëm mund të përmbajë 46% të konsumit tuaj të përditshëm të natriumit. Dietat me nivel të lartë natriumi mund të rrisin presionin e gjakut dhe rrezikun për një atak në zemër.