Nga kërkimet e italianëve në Google për turizmin, Shqipëria e dyta

89

Sardenja në vend të parë, ndërsa Siçilia në vend të tretë, por mes këtyre të dyjave ndodhet surpriza, Shqipëria, në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në motorin e kërkimit Google për vitin 2018.

Më pas vijojnë Greqia dhe Kroacia, që pëlqehen shumë nga italianët, ndërsa në vend të gjashtë ndodhet Toskana e ndjekur nga Zanzibari ekzotik dhe Korsika.

Klasifikimin e 10 më të kërkuarave e mbyllin Salentoja dhe Abruco.