Nga wireless, tek makina larëse/ Gratë që ndryshuan botën, ja shpikjet

59

Shiringat, pelenat, makina larëse e enëve, madje dhe wifi, mbajnë emrin e një gruaje. Le të zbulojmë më poshtë, shpikjet më të rëndësishme nga gratë.

Shiringa: Një infermiere amerikane me emrin Letitia Mumford Geer, është personi që ka krijuar pistonin e parë të shiringës, i cili më pas u prodhua në masë në vitin 1899. Ky krijim i lejoi mjekët që të bënin injeksionet me një dorë dhe padyshim ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në fushën e shëndetit. Gjithsesi nga shiringa e parë, deri tek shiringa që njohim ne sot ka shumë ndryshime.

Pelenat: Marion Donovan ka krijuar pelenat e para. Ideja i lindi pas përfundimit të luftës së dytë botërore, kohë kur ajo i ishte dedikuar plotësisht familjes së saj. Me një makinë qepëse dhe disa perde dushi, ajo ia arriti të krijonte prototipin e parë të pelenave që njohim ne sot. Ndër të tjera ajo krijoi edhe ngjitëset plastike të pelenave, të cilat zëvendësuan kapëset e tyre.

Makina larëse: Në vitin 1886, Josephine Cochrane do të ndërtonte makinën e parë larëse. Disa vite më vonë ajo do të tërhiqte vëmendjen e sipërmarrësve, mirëpo shpikja do të fitonte vlerë vetëm në vitin 1950, kohë kur u bë e aksesueshme edhe për konsumatorët.

Xhami i padukshëm: Katharine Burr Blodgett ishte gruaja e parë që mori titullin Doktore Shkencash në fizikë nga Universiteti i Cambridge në vitin 1926. Disa vite më vonë, ajo shpiku një xham me efekt reflektimi të vogël. Ky xham ndihmoi në përmirësimin e kamerave, si dhe u përdor edhe në mikroskopë të ndryshëm. Shpikja e saj u përdor madje edhe për të xhiruar filma.

Wireless: Aktorja dhe shkencëtarja Hedy Lamarr në bashkëpunim me mikun e saj George Antheil, arriti të krijonte prototipin e parë të valëve wifi. Ideja e saj është përdorur për të vënë në punë telekomandat e televizorit e deri në shpëtimin e njerëzve gjatë luftës, duke ndryshuar frekuencat e radios. Duhet thënë se, Lamarr, ka hedhur hapat e para të sistemit Wireless që njohim sot: ndaj, gjithë komoditetin e internetit pa kabllo, duhet falënderoni një grua!