Nis puna për rikonstruksionin e rrugës Agim – Babunjë, e cila lidh dy zona bujqësore

246

Ka filluar puna për rikonstruksioni e rrugës Agim – Babunjë, 4,35 km që lidh dy zona bujqësore të bashkive Divjakë dhe Fier, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet programit investimeve të në projekte me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Deri më sot nuk ka patur ndonjë ndërhyrje të thellë në këtë segment dhe është trajtuar vetëm me çakëll. Rruga aktuale është tepër e ngushtë dhe kalohet vetëm me mjete të vogla, shkëmbimi i të cilave është thuajse i pamundur.

Projekti parashikon zgjerimin e rrugës dhe ndërtimin e dy korsive lëvizëse me gjerësi 2.75 metra, si dhe bankina në të dy anët, pajisjen me sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Rruga është projektuar të ndërtohet sipas parametrave më të mirë të lëvizshmërisë dhe sigurisë rrugore.

Falë këtij investimi fermerët e fshatit Agim do të kenë akses të përmirësuar në tregun e Divjakës, që është edhe më i afërti për ta.