Vlorë, nis rikonstruksioni dhe zgjerimi i rrugës “Dhimitër Konomi”

453

Projekti i rikonstruksionit dhe zgjerimit të rrugës “Dhimitër Konomi”, tashmë ka nisur.
Ky investim, ndër më të rëndësishmit në programin e zhvillimit të Vlorës, që financohet nga Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, me një vlerë prej rreth 438 milionë lekë(të reja), do ta transorformojë këtë aks, në një nga elementët më modernë të infrastrukturës së qytetit.
Projekti është i plotë dhe përfshin zëvendësimin e rrjetit inxhinierik nëntokësor, sistemin e kanalizimeve të ujrave të bardha e të zeza, ujësjellësin, në parametra funksionalë, si dhe të gjitha elementët e përformancës, me zgjerimin, ndërtimin e trotuareve me gjerësi respektive prej 2 metrash në të dy anët. Mes elementëve më të dukshëm të saj, janë ndriçimi modern dhe gjelbërimi. Sipas projektit, përgjatë saj, do të mbillen pemë dekorative të disa llojeve si rrape, blinj, ashtu sikundër edhe portokalle e limona, çka do t’i japë këtij segmenti funksionet e një shetitoreje të bukur dhe çlodhëse.

 

13331139_1792582184305077_3683516698405343839_n 13339589_1792582040971758_6852097448815906610_n 13339636_1792582067638422_1826610783967696689_n 13342901_1792582057638423_1080036143271390513_n 13394169_1792582060971756_452135995273326118_n 13394169_1792582154305080_3077503930077969019_n 13413002_1792582077638421_7196415432486057778_n 13413128_1792582327638396_3327297089647171796_n