Nis rikonstruksioni edhe i dy godinave të tjera në Qytet Studenti

88

Para se studentët të marrin pushimet e verës, në të gjitha godinat e Qytetit Studenti do kenë përfunduar punimet për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta, si sallat e leximit, nyjet sanitare, dushet, hidroizolimi etj.

Bashkia e Tiranës, në përmbushje të detyrave që lindin nga Pakti për Universitetin, ka vijuar punën për rikonstruksionin e dy godinave të tjera në Qytetin Studenti, ato me numër 9 dhe 10, duke e çuar kështu në 8 numrin e konvikteve ku po punohet vetëm në këtë rezidencë studentore.