Nis rikonstruksioni i rrugës “Lodërtune” në Shkodër

89

Bashkia e Shkodrës ka hapur një tjetër kantier ndërtimi në lagjen Nr. 3 të qytetit, rruga “Lodërtune” në Zonën Industriale, ku do të rikonstruktohet plotësisht falë një investimi 99 milionë lekë nga të ardhurat e vetë bashkisë.

Punimet janë inspektuar nga kryebashkiakja Voltana Ademi, e cila u shpreh se do të ndërhyhet edhe në rrugën “Brioti” në të njëjtën zonë.

Ndërhyrja konsiston në kanalizimet e ujërave të zeza- KUZ me 310 ml, kanalizimet e ujërave të bardha- KUB me 250 ml, rrjetin e ujësjellësit 330 ml, asfalt në sipërfaqe 1165 m2, trotuare 180 m2, ndriçim me 8 shtylla me ndriçues LED si dhe sinjalistikën horizontale dhe vertikale.